Kryeministri grek njofton nisjen e vaksinimeve kundër COVID-19 më 27 dhjetor
Greqia pritet të nisë vaksinimet kundër COVID-19 më 27 dhjetor, deklaroi Kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë ditës së premte.
Vendet anëtare janë në pritje të miratimit të Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) për vaksinën e prodhuar nga kompania amerikane Pfizer & BioNTech
Mitsotakis tha se në bazë të përditësimeve më të fundit nga EMA, vaksina e Pfizer pritet të miratohet më 22 dhjetor.
Vaksinat e para do të mbërrijnë në Greqi më 26 dhjetor ndërsa vaksinimi do të fillojë ditën e nesërme, në pesë spitalet e Athinës si dhe Selanik, deklaroi kryeministri grek.
Të parët që do e marrin vaksinën janë stafi shëndetësor si dhe qendrat rezidenciale të moshuarve.
“Kur vaksinimi të jetë kryer do të jenë radhët e fundit të epilogut të kësaj beteje të madhe kundër pandemisë, dhe do të jetë preludi i një epoke të re sigurie dhe prosperiteti, për të cilën jam i sigurt që do të agojë sapo të lejmë pas këtë aventurë të paprecedente”, tha Mitsotakis.
Greqia është aktualisht në karantinë që pritet të zgjasë deri më 7 janar, me orë policore në mbrëmje dhe ndalim qarkullimi ndër rrethe. Masat janë në fuqi qysh prej nëntorit, si pasojë e vazhdimit të rritjes së rasteve.
Të enjten, Greqia raportoi 1.115 raste të reja, duke e çuar numrin total të rasteve që prej fillimit të pandemisë në 128.710, ndërsa 3.948 persona kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve të virusit.
Lexoni gjithashtu
- Varhelyi: Po punojmë që Ballkani t’i ketë vaksinat për Covid-19 në kohën e duhur
- Shqiptari i parë që bën vaksinën anti-COVID, apeli i mjekut Arjet Gega në SHBA
- COVAX në rrezik, shtetet e varfra rrezikojnë të mbesin pa vaksinë deri në vitin 2024
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta