Miratohet ‘Moderna’. Paneli i ekspertëve lejon përdorimin emergjent të vaksinës
Një panel këshilltarësh të Administratës amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet miratoi me shumicë dërrmuese votash përdorimin emergjent të vaksinës “Moderna” kundër koronavirusit, duke ofruar kështu një opsion të dytë për mbrojtjen e qytetarëve.
Komisioni i ekspertëve votoi me 20 vota pro, 0 kundër dhe 1 abstenim me argumentin se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha se rreziqet që i kanosen pacientëve nga 18 vjeç e sipër, një javë pasi i njëjti panel miratoi vaksinën e “Pfizer” dhe “BioNTech”, duke çuar në përdorimin e saj për rastet e emergjencës një ditë më vonë.
Miratimi i jep një fije shprese Shteteve të Bashkuara, vend që ka humbur mbi 300 mijë jetë njerëzish si pasojë e COVID-19. Tashmë duhet që Administrata për Ushqimin dhe Medikamentet të japë dritën e gjelbër për shpërndarjen.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta