Vaksinim mes këngësh e vallesh, nis procesi edhe në Izrael, Netanyahu injektohet publikisht
Me muzike e duke kërcyer, kështu e pritën procesin e vaksinimit stafi mjekësor dhe politikanet në Izrael të cilët gjatë të dielës u injektuan me vaksinën e COVID-19.
Procesi i vaksinimit kombëtar nisi me Kryeministrin Benjamin Netanyahu i cili të shtunën në mbrëmje përmes një transmetimi direkt mori vaksinën e COVID-19.
“Ishte një çukitje e vogël për një njeri, por një hap i madh për shëndetin e të gjithëve. Qoftë e suksesshme. Dilni dhe vaksinohuni. Kjo është një ditë e shkëlqyer për shtetin e Izraelit. Ne kemi luftuar për gati një vit kundër pandemisë më të rëndë që njerëzimi ka njohur në 100 vjet. Deri në fund të muajit, do të ketë miliona vaksina, dhe miliona të tjera do të vijnë më pas. Unë kam kërkuar që të vaksinohem i pari, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, në mënyrë që të shërbej si një shembull personal dhe për t’ju inkurajuar të gjithë ju që të vaksinoheni,” – u shpreh Netanyahu.
Infermierët, mjekët, personeli i spitalit dhe politikanët u mblodhën në Qendrën Mjekësore ‘Tel Aviv’ në orët e para të mëngjesit për të marrë vaksinën.
Ata shijuan një shfaqje të drejtpërdrejtë nga këngëtari izraelit, Ivri Lider disa minuta para se të nisin marrjen e dozës së parë të vaksinës.
Dërgesat e vaksinave Pfizer PFE.N filluan të mbërrinin në Izrael javën e kaluar. Vaksinat Moderna MRNA.O dhe AstraZeneca AZN.L janë porositur nga qeveria izraelite.
Izraeli pret të ketë doza të mjaftueshme deri në fund të vitit për 20% të popullsisë së tij vulnerabël ndaj ndërlikimeve të COVID-19.
Me sondazhet që zbulojnë se rreth dy të tretat e izraelitëve synojnë të vaksinohen, zyrtarët kanë kërkuar të shmangin ato që ata i konsiderojnë “lajme të rreme” në lidhje me efektet anësore të rrezikshme te vaksinës.
Izraeli, me një popullsi prej 9 milion banorësh, ka raportuar 372,401 raste me COVID-19 dhe 3,070 vdekje.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta