Procesi i vaksinimit, Gani Abazi: Pfizer ka shfaqur reaksione alergjike, pritet të shihen efektet anësore të Modernës
Gani Abazi, ekspert i Shëndetësisë Publike në Universitetin e Harvardit tregoi se vaksina anti-COVID shënjon dhe fushatën më të madhe të vaksinimit të ndërmarrë ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për vaksinën e Pfizer nis java e dytë e vaksinimit, ku gjatë fundjavës u aprovua dhe vaksina e dytë nga Moderna.
“Mbi 10 milion doza pritet që të dërgohen ditën e sotme në mbi 3000 qendra vaksinimi në të gjithë Amerikën, pra doza të vaksinës se dytë, ndërsa vaksina e parë ka filluar të jepet që javën e kaluar dhe kemi dhe një renditje të grupeve të rrezikut,” – tha Abazi.
Vaksina nuk ka shfaqur probleme në përgjithsi, ama ka pasur reaksione alergjie tek personat që kanë sëmundje alergjike.
Sipas tij efektet anësore paraqiten 1 në 1000 raste dhe kjo është diçka që duhet studiuar. Abazi nuk mohoi se ka pasur sugjerime që vaksina e Pfizer BioNTech mos të aplikohet te personat me alergji.
Ndërkaq vaksina nga Moderna e cila do të fillojë të aplikohet që sot pritet të shihet se ç’lloj efekti do të ketë të njerëzit të cilët e marrin dozën e plotë të saj.
“Unë mendoj se ky është një zhvillim shumë pozitiv dhe shumë premtues për kontrollin e pandemisë. Një pjesë e publikut amerikan ka shprehur dyshime në raport me efikasitetin dhe në raport me vetë vaksinën mirëpo tani është duke u punuar shumë dhe nga udhëheqësit institucional për të rritur besueshmërinë e vaksinës,” – u shpreh Gani Abazi.
Lexoni gjithashtu:
7.9 milionë vaksina brenda javës në SHBA, sot pritet që t’i injektohet presidentit Joe Biden
Varhelyi: Po punojmë që Ballkani t’i ketë vaksinat për Covid-19 në kohën e duhur
Kryeministri grek njofton nisjen e vaksinimeve kundër COVID-19 më 27 dhjetor
Shqiptari i parë që bën vaksinën anti-COVID, apeli i mjekut Arjet Gega në SHBA
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta