SHBA ofron 900 mld $ si ndihmë financiare për të prekurit nga pandemia
Udhëheqësit kryesorë të kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje për t’i siguruar vendit një fond prej 900 miliardë dollarë ndihmë për situatën e pandemisë. Ky financim vjen pasi shumë paketa për rimëkëmbjen ekonomike do të skadojnë në fund të muajit.
“Me informacionin e të gjithë senatorëve, që është e rëndësishme për të gjithë qytetarët amerikanë, ne më në fund mund të raportojmë atë çka vendi ka dashur të dëgjojë për një kohë të gjatë: më shumë ndihmë po vjen”, shprehet senatori Mitch McConnell.
“Ne jemi gati të ofrojmë një zgjerim të domosdoshëm të rritjes së përfitimeve nga papunësia. Kontrolle të drejtpërdrejta për mbijetesën e miliona familjeve amerikane, lehtësim për shkollat, bizneset e vogla, sistemin shëndetësor, si dhe financim për të mbështetur prodhimin dhe shpërndarjen e një vaksine”, tha senatori Chuck Schumer.
Marrëveshja që pritet të miratohet, mendohet të ndihmojë kryesisht bizneset, qytetarët në nevojë, si dhe programin e procesit të vaksinimit masiv. Fondi do t’i sigurojë një shumë prej 300 dollarë në javë për personat e papunë. Gjithashtu do të bëhen edhe pagesa të drejtpërdrejta prej 600 dollarësh për të gjithë qytetarët, si dhe për shkollat apo bizneset e prekura nga pandemia.
Sara Arena
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta