Biden bën vaksinën anti-COVID, presidenti i zgjedhur mesazh qytetarëve për sigurinë e produktit

22 Dhjetor 2020 | 06:57

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden bëri të hënën vaksinën kundër COVID-19, një zhvillim ky që u transmetua direkt në televizionet amerikane, me qëllim nxitjen e besimit tek siguria e saj, në prag të shpërndarjes në masë që do të ndodhë vitin e ardhshëm.

Biden tha se do ta bëjë luftën kundër koronavirusit, që në Shtetet e Bashkuara ka marrë mbi 315 mijë jetë njerëzish, prioritetin e tij kryesor me të marrë detyrën më 20 janar.

Biden do të trashëgojë sfidën logjistike për transportin e vaksinës për qindra milionë amerikanë, si dhe detyrën për të bindur njerëzit e shqetësuar dhe skeptikë që ta bëjnë atë.

Pasi mori dozën e vaksinës së prodhuar nga kompanitë “Pfizer” dhe “Bio N Tech”, Biden vlerësoi profesionalizmin e treguar nga anëtarët e stafit mjekësor, të cilët i cilësoi “heronj”.

Lexoni gjithashtu:

SHBA ofron 900 mld $ si ndihmë financiare për të prekurit nga pandemia

7.9 milionë vaksina brenda javës në SHBA, sot pritet që t’i injektohet presidentit Joe Biden

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026