Helmimi i Navalny, kritiku i Kremlinit zbardh bisedat me autorët

22 Dhjetor 2020 | 07:25

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny shprehet se ka arritur të vendosë në lojë një agjent sekret rus për të zbuluar sa më shumë detaje rreth komplotit për ta vrarë. 

Gjatë bisedës zbulohet se helmi ishte vendosur në të mbathurat e tij.

Navalny, një nga kritikët më të hapur të Presidentit Vladimir Putin, u dërgua në Gjermani për trajtim më të specializuar në gusht pasi pati probleme të rënda shëndetësore për shkak të helmimit duke kaluar në gjendje kome.

Gjermania ka thënë se ai ishte helmuar me një agjent nervor Novichok të stilit sovjetik, një përpjekje për ta vrarë atë, deklaratë kjo që është mbështetur nga shumë shtetet perëndimore.

Më herët Navalny u shpreh se çështja e helmimit ishte zgjidhur kur një hetim i përbashkët mediatik tha se kishte identifikuar një ekip vrasësish nga shërbimi i sigurisë ruse FSB.

Në një video të publikuar në faqen e tij Facebook, Navalny tha se ai kishte telefonuar disa nga autorët të dyshuar të helmimit dhe paraqitej si ndihmës i sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Një nga personat, e cilësuar nga Navalny si një punonjës i shërbimit të sigurisë FSB të Rusisë, foli me të për 49 minuta dhe duket se ka qenë pjesë e ekipit hemimit.

Navalny publikoi një regjistrim dhe transkriptim të bisedës.

Ndonëse ende nuk ka një verifikim për telefonatën ose identitetin e bashkëbiseduesit të Navalny.

Kremlini ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur çdo sugjerim se Rusia u përpoq të vriste Navalny.

Në video, mund të dëgjohet biseda .

 “Pse nuk funksionoi asgjë?” “Epo, unë ia kam bërë vetes këtë pyetje më shumë se një herë”, i përgjigjet zëri.

Kur u pyet pse Navalny mbijetoi, zëri thotë se ishte ndoshta për shkak se aeroplani me të cilin ishte në atë kohë bëri një ulje emergjente të paplanifikuar dhe ai u trajtua në mënyrë profesionale dhe të shpejtë nga mjekët rusë.

“Nëse do të kishte qenë pak më e gjatë, atëherë është e mundur që të gjitha … do të kishin përfunduar ndryshe”, thotë zëri.

Putin javën e kaluar hodhi poshtë raportet e medias në lidhje me helmimin e Navalny, kritiku i Kremlinit është duke u përmirësuar në Gjermani, por ka thënë se ai planifikon të kthehet në Rusi.

Lexoni gjithashtu:

Putin para gazetarëve: Akuzat për helmimin e Navalny, marifet, Sputnik-V efektive

Putin para gazetarëve, në fjalimin vjetor shefi i Kremlinit flet për vaksinën dhe Navalny

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026