Kufijtë me Britaninë, Franca vendos kalimin me kushte, KE: T’i jepet fund ndalimit

23 Dhjetor 2020 | 07:31

Franca ka vendosur që avionët, trenat dhe anijet do të fillojnë të lëvizin përsëri midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar duke nisur nga kjo e mërkurë.

Pasagjerëve do t’u kërkohet të paraqesin një test negativ COVID-19 më pak se 72 orë para nisjes.

Rezultatet  PCR dhe testet e shpejta do të pranohen, me kusht që testi i përdorur të zbulojë variantin e ri të koronavirusit.

Vetëm shtetasit francezë, rezidentet në Francë dhe ata me një “arsye të ligjshme” për të udhëtuar do të lejohen të hyjnë në vend, tha ministri i transportit i Francës.

Ndërkohë Komisioni Evropian rekomandoi të martën që ndalimi i udhëtimit i vendosur nga vendet e BE-së ndaj Britanisë duhet të marrë fund dhe që lëvizjet e domosdoshme të mund të realizohen.  

Për udhëtimet thelbësore, si ato të stafeve mjekësore, të interesuarit duhet t’i nënshtrohen një testi përpara nisjes, por nuk duhet të kenë si detyrim karantinën, rekomandoi Komisioni.

Stafi i transporteve brenda BE-së, përfshirë shoferët e kamionëve, duhet të përbëjë përjashtim nga çdo ndalim udhëtimi dhe kërkesat për test apo karantinë.

Nëse një vend i BE-së kërkon teste të shpejta nga punëtorët që vijnë nga Britania, kjo nuk duhet të çojë në pengimin e transporteve, shtoi KE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026