Trump nuk voton paketën e COVID-19, presidenti në largim dëshiron që kongresi të rrisë shumën stimuluese
Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëron se nuk do të nënshkruajë një projekt-ligj mbi paketën financiare, ndihmë për situatën e krijuar nga pandemia.
Në një video mesazh të postuar në Twitter, ai u kërkoi ligjvënësve të “heqin dorë nga shpenzimet e kota”, duke shtuar se paketa “me të vërtetë është një turp”.
“Quhet fatura e ndihmës Covid, por pothuajse nuk ka asnjë lidhje me Covid,” u shpreh Trump.
Presidenti ne largim tha se ai dëshiron që kongresi të rrisë shumën stimuluese në 2,000 dollarë për individët ose 4,000 dollarë për çiftet, në vend të 600 dollarëve.
Fondi prej rreth 900 miliardë dollarësh përfshin pagesa prej 600 dollarësh për shumicën e amerikanëve. Dështimi për të miratuar një projekt-ligj ose për të vendosur një veto të mundshme të Trump mbi legjislacionin mund të shkaktojw një mbyllje të pjesshme të qeverisë.
Paralajmërimi nga presidenti republikan në largim, vështirëson një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për njerëzit, jeta e të cilëve është vështirësuar nga pandemia.
Lexoni gjithashtu:
SHBA ofron 900 mld $ si ndihmë financiare për të prekurit nga pandemia
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta