‘Është dhuratë për Kinën dhe Rusinë’, Trump vendos veton edhe ndaj buxhetit të mbrojtjes

24 Dhjetor 2020 | 06:57

Krahas paketës së ndihmës financiare, presidenti Trump ka vendosur veton edhe mbi projektligjin për shpenzimet e mbrojtjes, një shumë prej 740 miliardë dollarësh, projektligji i cili po ashtu muajin e kaluar kaloi në Kongres.

Kjo është hera e parë që në 60 vite një projektligj i tillë për mbrojtjen të mos nënshkruhet në ligj.

Trump kundërshton dispozitat që kufizojnë tërheqjet e trupave nga Afganistani dhe Evropa. Ai thotë se është antikushtetuese dhe bie ndesh me përpjekjet e administratës për t’i dhënë përparësi Amerikës në veprimet e sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme.

“Është një ‘dhuratë’ për Kinën dhe Rusinë”, shkruante ai në një mesazh drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve.

Masa e Trump shkaktoi një reagim të ashpër nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi duke e quajtur atë “një akt të pamatur që dëmton trupat amerikanë, rrezikon sigurinë  dhe minon vullnetin e Kongresit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026