Ekonomia u tkurr 3.5% në verë, turizmi e tregtia në pikiatë, lulëzojnë ndërtimi dhe shitja e pronave
Pavarësisht lehtësimit të masave, gjatë periudhës korrik-shtator, ekonomia shqiptare sërish performoi me vlera negative, ndonëse me ritme më të zbutura se në tremujorin e mëparshëm, kur vendi ishte në izolim.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se Produkti i Brendshëm Bruto, në 3-mujorin e tretë vlerësohet me rënie prej 3,47%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2019. Ndërkohë, në tremujorin e dytë rënia ishte 10.2%. Për 9- mujorin, sipas të dhënave paraprake, ekonomia ka rënë rreth 5.3%.
Konsumi i dobët ka ndikuar në rënien e ekonomisë, ndërsa dy sektorët që nuk po njohin krizë, janë ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.
Kjo e fundit shënoi rritje dhe në tremujorin e dytë të viti, ndonëse vendi ishte në mbyllje totale. Në rritje ishte shëndetësia, që reflektoi shpenzimet pas pandemisë, ndërsa bujqësia ngeli në stanjacion.
Sipas INSTAT, në rënien e tremujorit të tretë, Negativisht kontribuuan edhe Tregtia, Transporti, Akomodimi, Shërbim ushqimor, argëtimi etj. Zyrtarisht, Shqipëria ndodhet në recesion prej 1 viti. Për vitin 2020, qeveria parashikon një rënie prej 6,3%, ndërsa për vitin e ardhshëm pret një rritje ekonomike prej 5,5%.
Ecuria e PBB-së (2020)
-2.5 -10.2 -3.5
Janar-Mars Prill-qershor Korrik-shtator
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta