80-vjeçari kandidon për një mandat të dytë, shqetësime për shëndetin e Biden
Dy nga emrat më të përfolur në garën për të qenë president të SHBA janë Joe Biden, presidenti aktual dhe ish-presidenti Donald Trump.
Por të dy janë duke u përballur me një sëre problemesh.
Nga njëra anë Trump vijon betejën e tij me drejtësinë për një sërë çështjesh të hapura. Nga ana tjetër, presidenti Biden është në qendër të vëmendjes për gafat e tij në publik, por edhe për gjendjen shëndetësore.
Së fundmi raportohet se presidenti Joe Biden, 80 vjeç, ka filluar të përdorë një aparat për të trajtuar problemet e tij shëndetësore. Në fytyrën e tij janë vënë re edhe shenjat e aparaturës e cila ndihmon të sëmurët të marrin frymë kur flenë.
Në moshën 80-vjeçare, Biden është presidenti më i vjetër i vendit – dhe Shtëpia e Bardhë pyetet për shëndetin e tij, veçanërisht pasi ai shpalli kandidaturën për një mandat të dytë.
E pikërisht mosha, sipas sondazheve, është një nga pikat që penalizon më shumë Joe Biden.
Shakira dhe Burna Boy hapin Kupën e Botës 2026 në Mexico City me “Dai Dai”
Paralajmërimi i Iranit: Bazat amerikane të përfshira në sulme janë objektiva legjitime
Lideri suprem i Iranit miraton faljen për mbi 2,000 të dënuar
- 14:45 Shakira dhe Burna Boy hapin Kupën e Botës 2026 në Mexico City me “Dai Dai”
- 14:39 Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori
- 14:35 Italia kërkon pëlqimin e prindërve për edukimin seksual në shkolla
- 14:21 Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit
- 14:15 Kupa e Botës e FIFA-s do të organizohet nga 3 vende për herë të parë
- 14:06 Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE