”Francezët skeptikë për vaksinën”, Genc Burimi: Po bëhet e detyrueshme në mënyrë indirekte
Jo vetëm Italinë, këto Krishtlindje kanë gjetur gjithë Evropën në kushte të pazakonta.
Gazetari Genc Burimi në Francë u shpreh për Euronews Albania se këto Krishtlindje ishin të pazakonta edhe në këtë shtet.
“Është një periudhë Krishtlindjes e pazakontë, se kishim njohur më parë. Francezët e kaluan në shtëpitë e tyre pa dalë shumë, të kufizuar më 6 veta në tryeza, aq sa rekomandohet ligji, ndonëse personalisht ishim pak më tepër. Ishin Krishtlindje fare fare të veçanta”, u shpreh zoti Burimi.
Gazetari tregoi më tej se procesi i vaksinimit në Francë nis të dielën.
“Në Francë procesi do të nisë ditën e dielën sepse autorizimi për vaksinën Pfizer u dha vetëm dje nga autoriteti i lartë francez. Në Francë ka shumë skepticizëm për këtë”, theksoi ai.
Sipas gazetarit autoritet franceze po e bëjnë marrjen vaksinën të detyrueshme në mënyrë indirekte.
“Vaksinën po e bëjnë të detyrueshme në mënyrë indirekte”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Italia e boshatisur gjatë festave, Policia kontrolle nëse qytetarët po respektojnë kufizimet
Krishtlindja e vitit 2020, Papa: Të ndihmojmë të tjerët në vend që të vajtojmë
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta