Papa Françesku thirrje liderëve botërorë: Bashkëpunim, jo konkurrencë. Vaksina të shkojë së pari tek popujt në nevojë

25 Dhjetor 2020 | 11:04

Në meshën e mesditës, Papa Françesku lexoi mesazhin e tij “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe botën).

Ati i Shenjtë dha mesazhin e Krishtlindjes si dhe bekimin “Urbi et Orbi” për qytetin dhe botën nga një sallë brenda Vatikanit dhe jo nga ballkoni qendror i Sheshit të Shën Pjetrit, një ngjarje që tërheq zakonisht dhjetëra mijëra njerëz.

Në mesazhin e tij Papa Françesku u bëri thirrje liderëve botërore që të promovojnë bashkëpunimin dhe jo konkurrencën dhe në këtë kohë pandemie të kujdesen që të japin zgjidhje që vaksina të shkojë tek të gjithë, në radhë të parë tek popujt në nevojë.

“Feja ime është mëshirë, dhimbje, mirënjohje për të gjithë njerëzit, ndonëse ata nuk janë familja ime, por gjithashtu duhet të ndihmojmë të gjithë ata që kanë vuajtur dhe po vuajnë për shkak të krizës ekonomike. I lutem të gjithë liderët politikë, organizatave ndërkombëtare për të promovuar bashkëpunimin dhe jo konkurrencën, që të gjejnë një zgjidhje për të gjithë, vaksina për të gjithë, sidomos për ata më në nevojë, të të gjitha feve të botës, në radhë të parë më nevojtarët.

Sepse fëmija i Betlehemit na ka bërë më bujarë, duhet të jemi të tillë dhe duhet të ndihmojmë të gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë, të pastrehët. Te të gjithë unë shoh fytyrën e Zotit, çdokush është vëllai dhe motra ime”, tha Papa Françesk në mesazhin e tij.

Ceremonia ndiqet nga besimtarët online, ndërsa të pranishëm janë shumë pak pjesëmarrës sikundër edhe në meshën e mbrëmshme, masa të marra për të respektuar kufizimet anti-COVID.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026