Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinohen për vizitën e Daçiç në Moskë
Moska dhe Beogradi po koordinojnë vizitën e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç në Rusi, tha ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, në një konferencë online më 30 qershor.
Siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, Lavrov tha se vizita po aranzhohej pasi vizita e delegacionit rus në Serbi në vitin 2022 u “parandalua dhe ai fajësoi Perëndimin për këtë.
“Vërtet, Perëndimi e pengoi këtë udhëtim, thjesht duke i detyruar vendet fqinje të Serbisë që të mos lejojnë kalimin e avionëve tanë”, theksoi Lavrov. Ai tha se me palën serbe janë duke u dakorduar për data konkrete.
“Ne ramë dakord me Ivica Daçiçin, mikun tim të mirë të vjetër, që në këtë situatë ai të vijë në Federatën Ruse. Tani jemi dakord për disa data specifike”, tha shefi i diplomacisë ruse.
Lavrov nuk përjashtoi mundësinë që fjalët e tij mund të shkaktojnë “një kërkesë tjetër të pacipë nga Perëndimi që Ivica të mos vijë në Federatën Ruse”.
“Por në çdo rast, ne kemi një marrëveshje të tillë me të”, shtoi Lavrov.
Në këtë kontekst, ministri rus i Punëve të Jashtme theksoi se kontaktet mes Rusisë dhe Serbisë mbahen rregullisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut