Ndërron jetë ish-spiuni britanik që turpëroi atdheun e tij

26 Dhjetor 2020 | 17:40

Ish-spiuni i famshëm britanik dhe agjenti i dyfishtë i Bashkimit Sovjetik, George Blake, i cili ka operuar gjatë Luftës së Ftohtë, ka vdekur ditën e shtunë (26 dhjetor) në moshën 98-vjeçare.

Blake ishte i fundit nga spiunët britanikë, që duke punuar për sovjetikët gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, turpëroi shtabin e inteligjencës së atdheut të tij.

Sipas autoriteteve britanike ky spiun në vitet 1950 zbuloi emrat dhe identitetet e qindra agjentëve të perëndimit në mbarë Evropën, të cilët si pasojë u ekzekutuan.

Teoritë e tij me frymë komuniste e kanë shndërruar këtë agjent të dyfishtë në një nga figurat më të njohura ndër radhët e spiunëve dhe tradhtarëve.  

“Nëse komunizmi do të kishte pasur sukses, nëse do të kishte qenë në gjendje të ndërtonte një shoqëri, ku do të kishte barazi dhe bollëk mallrash, pasi ky ka qenë qëllimi, atëherë me siguri që Perandoria Sovjetike nuk do të ishte shpërbërë”,  kështu do shprehje George Blake, ish-spiun britanik dhe agjent i dyfishtë i Rusisë.

Në vitin 1961 George Blake u demaskua si një spiun sovjetik dhe si rrjedhojë u dënua me 42 vite burg. Megjithatë, 5 vjet më vonë, me ndihmën e disa të burgosurve të tjerë, ai arriti të arratisej dhe të largohej nga territoret e Britanisë duke u zhvendosur në Rusi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026