Një këngë për Krishtlindjen, Muzeu i Charles Dickens mirëpret festën e dashur për autorin

26 Dhjetor 2020 | 17:50

Rruga “48 Doughty” është gati për festat e fundvitit. Kjo ishte dikur shtëpia e Charles Dickens dhe familjes së tij dhe është vendi ku autori shkroi disa prej librave të tij më të famshëm, përfshi Oliver Twist dhe Nicholas Nickleby.

Pas derës kryesore, sallat janë zbukuruar për festa. Ndërtesa historike ka përqafuar shpirtin e Krishtlindjes, në stilin e Dickens. Ishte një periudhë që vetë autori e donte.

Dhe këtë Krishtlindje, ajo histori po tregohet brenda vetë mureve të muzeut. Aktori Dominic Gerrard, me ndihmën e një kukulle, ka regjistruar një përshtatje, duke përdorur dhomat autentike viktoriane për të performuar në çdo skenë.

“Gjëja më e bukur e Këngës së Krishtlindjes është se njeh vështirësitë e jetës dhe njëkohësisht, kërkon që ne të mos biem në atë gjendje. Dhe mendoj se ajo me çfarë po përballemi tani në botë, është historia perfekte sipas të cilës duhet të përpiqemi të jetojmë.”

Vetë muzeu ka kaluar një vit të vështirë. Është detyruar të mbyllet dy herë për shkak të kufizimeve të izolimit kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë pandemisë. Në mes të dhjetorit, muzeu mbylli dyert për herë të tretë, kur u vendosën kufizime pas shtimit të rasteve me Covid-19 në Londër.

Por drejtorja e muzeut pret më shumë vështirësi vitin e ardhshëm, kur Mbretëria e Bashkuar largohet nga Bashkimi Evropian.

“Brexit do jetë sfidë për ne. Çfarëdo të ndodhë, Dickens është kaq i njohur në mbarë botën, aq sa ishte edhe kur ishte gjallë. Ne mirëpresim vizitorë nga mbarë Evropa. Dhe shpresojmë që kjo të mos ndryshojë. E kuptoj se do ketë përçarje, por shpresojmë se dashuria për Dickensin ende do të sjellë njerëz në Londër dhe në këtë muze”, tha Cindy Sughrue, drejtore e Muzeut Charles Dickens.

“Kënga e Krishtlindjes” u publikua për herë të parë në 1843. Tani po transmetohet online gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Performanca e parë u mbajt në 17 dhjetor, e radhës në 20 dhe e fundit është parashikuar në datën 31. Biletat kushtojnë 15 paund për pajisje dhe produksioni i regjistruar ndiqet nga një sesion pyetje-përgjigjesh me Gerrardin dhe një të ftuar special.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026