Përhapet mutacioni i Covid-19 në disa shtete evropiane

26 Dhjetor 2020 | 19:50

Disa shtete evropiane kanë konfirmuar raste të të infektuarve me mutacionin e ri të coronavirusit që ka shpërthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

Spanja dhe Suedia janë dy nga vendet e fundit të cilat kanë identifikuar rastet e para të versionit të ri që sipas të dhënave të zbardhura nga studiuesit është më i transmetueshëm.

Edhe vende të tjera si Franca, Gjermania, Italia, Danimarka dhe Holanda kanë raportuar raste të këtij mutacioni të COVID-19 gjatë ditëve të fundit. Nuk përjashtohet edhe kryeqyteti I Spanjës I cili ka konfirmuar 4 raste me variacionin e ri të coronavirusit.

Të gjithë këta persona të infektuar mendohet të jenë kthyer nga Britania. Pavarësisht mobilizimit të më shumë se 40 shteteve në mbarë botën të cilat mbyllën kufijtë me Britaninë e Madhe, infektimet kanë vazhduar të shtohen.

 Ekspertët britanikë kanë bërë me dije se ky mutacion I ri duket se është 70 për qind më i transmetueshëm, gjë që ka shqetësuar çdo vend në kontinentin evropian.    

Kjo situate ka nxitur gati të gjitha qeveritë që të vendosin kufizime të ashpra për të parandaluar zgjerimin e jo vetëm COVID-19, por edhe variacioneve që ka pësuar gjatë rrugës.

Ndërsa disa vende evropiane kanë filluar vaksinimin masiv të popullsisë kundër COVID-19, nuk dihet nëse ky mutacion do të ndikojë në ecurinë dhe efektivitetin e vaksinave anticovid të prodhuara në kohë rekord.

SARA ARENA

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026