Sot nis vaksinimi anti-COVID në Evropë, Von der Leyen: Është shpërndarë në të gjitha vendet e unionit
27 dhjetori shpresohet të jetë dita kur do të nis edhe fundi i pandemisë.
Gjatë ditës së shtunë në shtetet evropiane janë shpërndarë dozat e parë të vaksinës së prodhuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane Biontech.
Ndërsa në shenjë uniteti në shtetet e Bashkimit Evropian në të njëjtën ditë, pikërisht në 27 dhjetor nis procesi i vaksinimit anti-COVID.
Në Itali nën masa të rrepta sigurie të shtunën në spitalin Spalanzani në Romë mbërriten 9750 dozat e para të vaksinës.
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës dozat e para të vaksinës –Pfizer BioNTech nisën të shpërndahen edhe në Francë.
Një kamion frigoriferik dërgoi afërsisht 19,500 doza nga fabrika Pfizer që ndodhet në verilindje të Belgjikës, në Paris.
Pas ripaketimit në Paris, vaksinat do të dorëzohen në një spital, jashtë kryeqytetit dhe në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Francën lindore.
Dozat e parë mbërritën edhe në Gjermani ku ministri gjerman i Shëndetësisë u shpreh se mesazhi i lumtur i Krishtlindjes këtë vit është se kamionët me vaksina po duken në rrugët e Evropës.
Edhe Spanja është gati, autokolonat ushtarake u larguan nga një depo ku ruhen vaksinat COVID-19 Pfizer.
Spanja pret të marrë 350,000 dozave në javë derisa të arrijë një total prej gati 4.6 milionësh në mes të marsit.
Një ditë para shteteve të unionit, Hungaria nisi të vaksinojë punonjësit e sektorit shëndetësor.
Në një mesazh në twitter presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen u shpreh se duke nisur nga sot kthejmë faqen e një viti të vështirë.
“Kështu vaksina e covid 19 u shpërnda në të gjitha shtetet e unionit, procesi vaksinimi nis sot. Është një moment prekës i unitetit. Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia”, u shpreh Von Der Leyen.
Dozat e para në shtetet evropianë nisin të mbërrijnë, pasi Agjencia Evropiane e Barnave dha autorizim për përdorimin e vaksinës së prodhuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane Biontech.
Të parët që përfitojnë janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupmoshat më të rrezikuara.
Lexoni gjithashtu:
Mbërrin vaksina në Greqi, 9750 dozat e para ruhet të sigurta, në 27 dhjetor nis vaksinimi
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta