Orteku i merr jetën 10 alpinistëve në Iran, raportohet dhe për të humbur

27 Dhjetor 2020 | 10:29

Vargmali Alborz në Iran është një prej pikave më popullore të skiatorëve, por gjatë ditëve të fundit është mbërthyer nga moti i keq.

Kryqi i Kuq ka dërguar 20 ekipe kërkim-shpëtimi që deri më tani kanë mundur të shpëtojnë 14 alpinistë, ndërkohë që raportohet se janë të paktën edhe 7 të tjerë të humbur.

Operacioni i kërkimit u ndalua në mesnatë dhe pritet të fillojë sërish të dielën në mëngjes.

Në mesin e personave që humbën jetën qe një aktivist politik, një profesor, një mjek dhe një instruktor alpinizmi.

Moti i keq dhe një ortek i mundshëm qenë paralajmëruar edhe  më herët.

Në rrjete sociale, disa persona raportuan se kishin probleme me sistemet e GPS, pajisje e nevojshme e alpinistëve për t’u orientuar në male.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026