Kreu i OBSH: COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit në botë

27 Dhjetor 2020 | 12:53

“COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit që do njohë bota, por duhet të investojmë në përgatitjen e kapaciteteve tona për t’u përballur me pandemi të tilla” kështu është shprehur të shtunën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Deklarata e Tedros erdhi gjatë një fjalimi virtual që shënoi për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, e cila do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.   

Gjatë fjalës së tij, kreu i OBSH tha se “COVID-19 ka çoroditur botën” duke lënë “pasoja afatgjata për shoqëritë dhe ekonomitë e vendeve”, duke shtuar se bota duhet të mësojë nga mësimet e së shkuarës duke qenë më të përgatitur.

“Çdo përpjekje për të përmirësuar shëndetësinë do të dështojë nëse nuk adresohet pika kritike që bashkon humanët dhe kafshët, si dhe krizën ekzistenciale të ndryshimeve klimatike që po e bën tokën gjithmonë e më pak të banueshme. Historia na ka treguar se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit e se epidemitë janë fakt i jetës. Por investimet në shëndetin publik, me mbështetjen e të gjithë qeverive dhe shoqërive për një qasje të përbashkët për shëndetin (One Health), mund të garantojnë që fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre të trashëgojnë një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, tha Tedros.

Sipas OBSH, qasja “One Health” synon to ndërtojë dhe implementojë programe, politika, legjislacione dhe hulumtime për përmirësimin e komunikimit midis një sërë sektorësh për arritje më të mëdha për shëndetësinë.   

 

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026