“Nëse nuk na ndihmojnë do të vdesim”, emigrantët në Bosnje të kërcënuar nga i ftohti

27 Dhjetor 2020 | 15:26

Disa qindra emigrantë mbetën të bllokuar në një kamp të djegur në Bosnje, teksa dëbora mbuloi vendin dhe temperaturat ranë papritur nën zero si pasojë e motit të keq.

Emigrantët në kampin e lokalitetit Lipa, në veri-perëndim të vendit, përdorën batanije dhe jorganë për t’u mbrojtur nga acari.

“Po jetojmë si kafshët. Edhe kafshët jetojnë më mirë se ne, ndaj i kërkoj OKB-së dhe organizatave të tjera që të na ndihmojnë. Sepse nëse nuk na ndihmojnë do të vdesim”, tha një emigrant nga Pakistani.

Një zjarr i rënë më herët gjatë javës shkatërroi pjesën dërrmuese të kampit në qytetin Bihac, që ishte kritikuar nga zyrtarët ndërkombëtarë për kushte të papërshtatshme për emigrantët dhe refugjatët, që llogaritet të jenë rreth 1 mijë. Bosnja është kthyer në një nga rrugët kryesore për emigrantët që duan të arrijnë Perëndimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026