Mbretëria e Bashkuar aprovon vaksinën anti-COVID AstraZeneca
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar bëri me dije se vaksina e prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit është aprovuar për t’u vënë në përdorim.
Ajo hap rrugën që miliona njerëz të imunizohen kundër virusit.
NHS tashmë ka vaksinuar qindra mijëra pacientë me vaksinën Pfizer/BioNTech dhe qeveria tha se përdorimi i saj do të vazhdojë.
Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milion doza nga AstraZeneca, të cilat mund të vaksinojnë 50 milion njerëz pasi për të fituar imunizimin e plotë duhen dy injeksione.
“Qeveria ka pranuar sot rekomandimin nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor për të autorizuar vaksinën e Universitetit Oxford dhe AstraZeneca anti-COVID për përdorim,” – thuhej në një deklaratë të Univeristetit Westminister.
“Kjo pason provat rigoroze klinike dhe një analizë të plotë të të dhënave nga ekspertët, e cila ka arritur në përfundimin se vaksina ka përmbushur standartet e saj të rrepta të sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit,” – shtuan ata.
Shpresat për këtë vaksinë janë të mëdha, pasi çmimi i ulët dhe lehtësitë në magazinimin e saj do t’i lejojnë qeverisë të vaksinojnë popullatën më shpejt.
Vaksina e Pfizer dhe BioNTech, e miratuar më herët gjatë muajit, duhet të mbahet në temperatura nën 70 gradë Celsius dhe mund të transportohet vetëm katër herë përmes një zinxhiri të ftohtë, përpara përdorimit.
Lexoni gjithashtu:
Vaksina e AstraZeneca drejt miratimit, Mbretëria e Bashkuar pritet ta aprovojë sot
Shefi ekzekutiv i AstraZeneca pretendon se vaksina siguron 100% mbrojtje kundër Covid-19
Pfizer vonon dërgesat e vaksinave, probleme me ruajtjen e saj në temperaturën e duhur
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta