Merkel: 2020-ta, viti im më i vështirë, kurrë nuk e kam pritur një vit të ri me kaq shpresë

31 Dhjetor 2020 | 13:20

Angela Merkel e ka cilësuar vitin 2020 si vitin më të vështirë gjatë qeverisjes së saj 15-vjeçare, ndërsa cilësoi 2021 vitin e shpresës me fillimin e vaksinimit kundër COVID-19.

Në një intervistë emocionale të rrallë, kancelarja që udhëhoqi Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian në krizën financiare të 2008, krizën e borxhit të Greqisë një vit më vonë dhe krizën e emigrantëve të 5 viteve më parë, dënoi rrymat e protestave që kundërshtuan izolimet e vendosura për të frenuar pandeminë.

“Më lejoni t’ju them diçka personale, në 9 muaj do të kemi zgjedhje parlamentare dhe unë nuk do të kandidoj sërish. Ndaj, sot, me gjasa është hera e fundit që unë mund të jap një fjalim të Vitit të Ri për ju. Besoj se nuk e ekzagjeroj kur them se në këto 15 vite, kurrë nuk e kemi parë vitin e vjetër kaq të rëndë dhe kurrë nuk e kemi pritur me kaq shpresë vitin e ri,” – tha kancelarja gjermane Merkel.

Vlerësimi për zonjën Merkel për menaxhimin e duhur të valës së parë të pandemisë sipas këshillave shkencore u kthye në kritikë për atë që u konsiderua si dështim për të përballuar valën e dytë.

“Mund ta imagjinoj sa e hidhur është për personat që kanë mbajtur zi për të dashurit e tyre që kanë humbur jetën nga coronavirus apo që po luftojnë pasojat e kësaj sëmundjeje kur virusi ende vihet në diskutim dhe mohohet nga disa individë të pashpresë. Teoritë e konspiracionit nuk janë vetëm të rreme dhe të rrezikshme, por edhe cinike dhe mizore,” – u shpreh Merkel.

Mandati i katërt dhe i fundit i Merkel është shënjuar nga pakënaqësia në radhët e konservatorëve, pas humbjeve në zgjedhjet rajonale, të cilat ju ngarkuan vendimit të kancelares për të mirëpritur një milionë azilkërkues në 2015.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026