Spanja arrin marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për Gjibraltarin

31 Dhjetor 2020 | 15:21

Pas marrëveshjes së fundit të arritur me Spanjën për të ardhmen e një territori të vogël britanik, zona Shengen e Evropës do të zmadhohet.

Sipas marrëveshjes paraprake të arritur të enjten, Gjibraltari, sovraniteti i të cilës diskutohet vazhdimisht mes Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar, do të mbetet subjekt i rregullave brenda zonës Shengen të Evropës.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Jashtëm spanjoll Arancha Gonzalez Laya dhe kryeministri i Gjibraltarit Fabian Picardo thanë se kishin arritur një marrëveshje në parim dhe se një traktat i plotë do të negociohet në fillim të vitit 2021.

“Pas tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, sot është fillimi i një marrëdhënie të re,” tha Arancha Gonzalez Laya.

Qytetarët britanikë do të duhet të paraqesin pasaporta për të hyrë në Gjibraltar siç bëjnë sot, shtoi kryeministri.

 

Lexoni gjithashtu:

Sprovat që sjell përpara viti 2021

Liderët e BE nënshkruajnë marrëveshjen tregtare historike me Britaninë e Madhe

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026