Festa me mbi 2,000 persona, qytetarët në Francë thyejnë rregullat e izolimit
Festa e ndërrimit të viteve këtë vit ishte urdhëruar të mbahej ndryshe për të gjithë. Në shumë shtete të botës, izolimi për të parandaluar përhapjen e COVID-19 fillon në orën 20:00. Mbrëmjen e djeshme autoritetet në Francë njoftuan për një shtim të forcave policore që do të siguronin se ky urdhër do të zbatohej nga të gjithë.
Megjithatë jo të gjithë kanë zbatuar rregullat e vendosura nga qeveritë për parandalimin e virusit. Në Francë forcat e policisë zbuluan një festë me të paktën 2,000 persona të cilët po festonin në natën e ndërrimit të viteve, duke injoruar të gjitha masat e distancimit social.
Tre policë mbetën të lënduar teksa mundoheshin të shpërndanin turmën në festë. Personat që po festonin nisën të gjuanin me gurë drejt policisë dhe i vunë flakën një prej makinave të tyre.
Në qytetin e Marsejës, rreth 300 qytetarë ishin mbledhur në një festë ilegale gjatë natës. Rreth 150 prej tyre u gjobitën për thyerje të rregullave.
Sipas policisë, organizuesit e këtyre festave janë arrestuar.
Lexoni gjithashtu:
Cilat janë ndryshimet mes tre vaksinave kryesore anti-COVID?
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta