Deputetja Elona Gjebrea në një rrëfim ndryshe me vajzat e saj binjake
Motra është shoqja më e mirë. Kjo marrëdhënie është më speciale kur kësaj dyshe i shtohet dhe një mama si shoqe e tabloja plotësohet më së miri. Në këtë puntatë të Jo Tabu do ju njohim me deputeten Elona Gjebrea, por jo si politikane, po si mama e dy vajzave binjake Livia dhe Fiona Hoxha.
Për të qenë prindër fëmijë nuk ka receta, disa zgjedhin të jenë miq me ta, ndërsa disa të tjerë ruajnë autoritetin e shëndetshme. Elona tregon si është të jesh nënë e dy vajzave 23 vjeçare.
“Unë kam mësuar dhe mësoj nga vajzat”,-rrëfen zonja Gjebrea për JoTabu, emisioni që mbështetet nga Unfpa.
Por edhe vajzat kanë mendim e tyre për nënën.
“Realisht nuk e di se çfarë do bënim pa mamin. Gjithmonë na udhëheq, inspiron, frymëzon”,-tregon Livia.
Nëse ka një ndjenjën që ekziston me shumicë në shpirtin e një nënë përveç dashurisë për fëmijët është pa dyshim meraku dhe Elona veçon merakun për jetën personale të vajzave sa për shkollimin apo punën e tyre.
“Ne kemi biseduar me ty, por duke qenë binjake kemi pasur një marrëdhënie shumë të afërt me njëra-tjetrën. Ka qenë më e lehtë të flisnim me njëra-tjetrën dhe pastaj me ty”,-shprehet Fiona.
Gocat gjatë bisedës tregojnë një moment kur kanë shkuar te ditëlindja e një shoqe pa i treguar prindërve, por u zbuluan nga babai që pyet prindërit e shoqes që I thonë se po shkojë në party.
Të lindësh në vitin 1997 është e vështirë të kuptosh si ka qenë mënyra e jetesës para ’90 dhe binjaket argëtohen pa masë teksa krahasojnë jetën e tyre me atë të Elonës.
Ne lexonim shumë në atë kohë edhe librat ishte e vështirë t’i gjej, por kjo ka rritur dëshirën për të lexuar dhe dashurinë ndaj librit”,-tregon deputetja.
Në fund të bisedës Elona dhe vajzat kujtojnë momentet e karantinës dhe thonë që pavarësisht gjithë të këqijave, ka bërë që të kalojnë më shumë kohë së bashku.
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta