Negociatat e Shqipërisë dhe RMV, Ministri gjerman: BE nuk duhet të krijojë vakum në Ballkan

2 Janar 2021 | 13:29

Gjermania i druhet rritjes së ndikimit të fuqive të tjera në Ballkanin Perëndimor.

Dështimi për të hapur zyrtarisht negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është pritur me shumë zhgënjim nga Gjermania, e cila shpresonte që një hap i tillë të bëhej brenda dhjetorit të vitit 2020.

Në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt, sekretari shtetëror për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth theksoi se Unioni nuk duhet të lejojë krijimin e vakumit në Ballkan.

Sipas tij mungesa e përparimit në procesin e integrimit mund të lër vend që në vendet e Ballkanit Perëndimor të rritet influenca e fuqive të tjera me regjime jo demokratike.

[
cite_header=Sigurisht që jam i zhgënjyer që ne brenda Bashimit Europian nuk kemi qenë në gjendje të hedhim hapin tjetër. Sepse ne kemi nevojë urgjente për sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në lojë nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë. Paqja dhe pajtimi rajonal apo demokracia në Ballkanin Perëndimor kanë një rëndësi qendrore strategjike për të gjithë Europën veçanërisht për fqinjësinë e afërt. Nëse Bashkimi Europian lë vakum në Ballkanin Perëndimor atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit do ta plotësojnë atë vakum nga arsye gjeostrategjike.
cite_author=Michael Roth
cite_description=Sekretari shtetëror për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë
]

Në fund të Presidencës së saj gjashtëmujore të BE-së, Gjermanisë iu desh të përjetonte një pengesë të madhe në politikën e Ballkanit të BE në dhjetor, pasi Bullgaria bllokoi negociatat me Maqedoninë e Veriut për arsye të brendshme politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026