Moti i keq në Evropë, reshje të dendura dëbore kanë pushtuar disa shtete, bllokime në lëvizje

4 Janar 2021 | 07:25

Moti i keq me shi e dëborë ka përfshirë shumë pjesë të Evropës, ku nuk kanë munguar as viktimat.

Dy skiatorë që mendohet se janë një burrë dhe grua janë vrarë nga një ortek në Tirolin e Jugut.

Policia dhe ekipet alpine të kërkimit dhe shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes, të ndihmuar nga një helikopter por ende pa gjetur gjurmë nga dy skiatorët. Mëngjesin e së dielës Orteku në akullnajën Val Senales goditi rreth 2,000 metra mbi fshatin Maso Corto.

Një nga lidhjet më të rëndësishme përtej kreshtës kryesore të Alpeve, Rruga Felbertauern midis Salzburgut dhe Tirolit Lindor, u mbyll për shkak të rrezikut nga orteku.

Më shumë se gjysmë metri dëborë  ra  gjatë natës në këtë zonë. Bllokimi shkaktoi pengesa masive të trafikut.

Pjesa më e madhe e Evropës u pushtua nga moti dimëror gjatë fundjavës. Reshje dëbore kanë rënë në të gjithë pjesën veriore të Spanjës.

Katërmbëdhjetë komuna janë në gatishmëri të lartë për reshjet e borës, erës dhe temperaturave tepërt të ulëta që priten në ditët në vijim.

Edhe në Gjermani skiatorët e kishin të vështirë t’i rezistonin dëborës. Turmat e vizitorëve nxituan në një vendpushim malor pranë Frankfurtit pavarësisht kufizimeve nga COVID.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026