Vaksinimi në Britaninë e Madhe, nis injektimi me vaksinën e Oxford, e dyta e miratuar pas Pfizer
Pavarësisht nga lloji i ri i virusit apo rikthimi i disa masave kufizuese, Britania e Madhe në të njëjtën kohë vijon edhe procesin e vaksinimit.
Mbretëria e Bashkuar është ndër shtetet e pakta në botë që ka miratuar dy vaksina, vaksinën e prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe Bioentech dhe vaksinën e krijuar nga AztraZeneca në bashkëpunim me universitetin e Oxford.
Dhe duke nisur nga kjo e hënë në Britani nis procesi i vaksinimit edhe me vaksinën e Oxford e cila është cilësuar një produkt që kushton më pak, dhe mund të ruhet në temperatura më të favorshme çka lehtëson edhe transportin.
Më shumë se gjysmë milioni doza të vaksinës së Oxford janë gati të përdoren. Britania ka siguruar 100 milionë doza nga Oxford dhe AztraZeneca, të mjaftueshme pothuajse për të gjithë popullsinë.
82 vjeçari Brian Pinker, është i pari person të cilit iu injektua vaksina e Oxford e cila po ashtu jepet me dy doza.
Sekretari i Shëndetësisë Mat Hancock e përshkroi një “moment kyç” në luftën e Mbretërisë së Bashkuar kundër COVID-19.
Sa i përket variantit të ri të virusit ekspertët shprehen se vaksinat e prodhuara mund të jenë efektive edhe ndaj tij. Shpresat janë të mëdha por Britania sikundër shumë shtete po përballet me rikthimin e kufizimeve.
Gjatë ditës së diel në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan më shumë se 50 mijë raste të reja, nivel ky që vijon për të gjashtën ditë me radhë. Në kushte të tilla Laburistët kërkojnë një bllokim të tretë kombëtar në Angli.
Pavarësisht thirrjeve nga unionet e mësuesve për shtyrjen e mësimit në shumë pjesë të Anglisë është vendosur që shkollat të rihapen.
Lexoni gjithashtu:
Vaksinimi në Evropë, në Francë injektohen punonjësit e shëndetit, në Itali vaksinohen të moshuarit
Procesi i vaksinimit, Franca dhe Holanda shtetet me ritmet më të ulëta të injeksioneve
Lufta me COVID-19, rikthehen masat kufizuese, paralajmërohet mungesë e vaksinës kundër virusit
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta