Anglia në izolim total, kryeministri Johnson njofton mbylljen e tretë

4 Janar 2021 | 21:04

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi mbrëmjen e së hënës një izolim të ri të përgjithshëm për Anglinë, që do të zgjasë të paktën deri në mes të shkurtit.

Shkak për këtë lëvizje të Johnson është bërë përhapja e shpejtë e versionit të ri të coronavirusit.

Në bazë të rregullave të reja, shkollat fillore dhe ato të mesme do të mbyllen, ndërsa studentët e universiteteve nuk do të kthehen në kampuset përkatëse.

Gjithashtu, dyqanet dhe sallonet e bukurisë do të mbyllen, ndërsa restorantet do të funksionojnë vetëm për porosi për të marrë me vete.

“E di që është e vështirë dhe e kuptoj se sa të frustruar jeni, por tani më shumë se kurrë duhet të bëhemi së bashku”, deklaroi Johnson.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026