Protesta në Turqi, studentët kundër Erdogan
Policia turke u përlesh ditën e hënë me studentët që protestuan kundër emërimit të rektorit të ri të një prej universiteteve kryesore të vendit nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke e quajtur procesin jodemokratik.
Me një dekret të publikuar të shtunën, Erdogan caktoi Melih Bulu, me doktoratë në menaxhim biznesi, si rektor të Universitetit të Bogaziçi të Stambollit.
Lëvizja çoi në protestën e studentëve dhe akademikëve, të cilët përmes parullave kërkuan dorëheqjen e rektorit të ri.
Ata brohorisnin duke thënë se nuk dëshironin një rektor të caktuar nga shteti.
Disa studentë, që arritën të hynin në kampus, bllokuan një nga godinat e universitetit. Më vonë, forcat e policisë përdorën topa uji për të shpërndarë manifestuesit.
Melih Bulu, që sipas mediave turke kandidoi për deputet me partinë e Erdogan në vitin 2015, është rektori i parë që zgjidhet nga jashtë universitetit që nga grushti ushtarak i shtetit në Turqi, në vitin 1980.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta