Balotazhi në Georgia, Trump e Biden shfaqen sërish në fushatë
Vijon përballja mes presidentit në largim Donald Trump dhe presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Të dy personalitetet mbajtën tubime në Georgia, ku zhvillohet gara e balotazhit që do të përcaktojë nëse republikanët apo demokratët do të kenë kontrollin e Senatit në Shtetet e Bashkuara.
Në zgjedhjet e 3 nëntorit asnjë nga senatorët nuk arriti të sigurojë shumicën e për këtë arsye duhej të rivotohej.
Rezultati do të ndikojë në mënyrë dramatike tek funksionimi i legjislativit në gjysmën e parë të mandatit katër-vjeçar të Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Nëse republikanët fitojnë ata do të mbajnë një shumicë të pakët dhe mund të bllokojnë qëllimet legjislative të Bidenit dhe të emëruarit në gjyqësor.
Në një tubim në Atlanta, Biden tha se votuesit në Georgia “do të përcaktojnë drejtimin, jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por për brezin e ardhshëm”.
Ndërsa presidenti Trump vijoi të këmbëngulë se ka fituar shtetin e Georgias dhe se zgjedhjet e nëntorit ishin të manipuluara.
Lexoni gjithashtu:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta