Izolimi i tretë në Britani, krahas vaksinimit, masa për të vendosur nën kontroll llojin e ri të virusit
Britania e Madhe rikthehet në izolim për herë të tretë ndonëse vendi ka nisur vaksinimin me dy vaksina. Kryeministri Boris Johnson vizitoi disa nga qytetarët të cilët u injektuat me vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksford. Por pavarësisht të gjithave, kreu i Downing Street vendosi të fusë Britaninë në ‘lockdown’ pasi vendi po përballet edhe me shfaqjen e variantit të ri të SarsCov 2.
“Ndonëse vendi aktualisht është nën masa ekstreme kufizimi, është e qartë se edhe me nisjen e vaksinimit ne duhet të bëjmë më shumë në mënyrë që të vendosim në kontroll llojin e ri të virusit. Prandaj do të kalojmë në një izolim të tretë kombëtar, i cili është po ashtu i vështirë. Kjo do të thotë që qeveria edhe një herë ju kërkon të qëndroni në shtëpi”, tha Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe.
Vendimi i qeverisë pason një paralajmërim nga zyrtarët kryesorë të shëndetit që kanë thënë se duhen ndërmarrë aksione, pasi kapaciteti i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të vendit mund të mbingarkohet brenda 21 ditësh. Një tregues i zymtë i situatës është se në Angli shtrimet në spitale janë rritur me 50% që nga dita e Krishtlindjes.
Masat e reja kufizuese parashikojnë se të gjitha shkollat e kolegjet mbyllen dhe mësimi do të vijojë në versionin online. Studentët nuk do të rikthehen në kampuse dhe mësimi do të jetë online. Qytetarët nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për disa arsye, blerje, apo nevoja mjekësore.
Skocia po ashtu futet të izolim total. Qëndrimi në shtëpi është i detyruar me ligj, kufizohen në mënyrë drastike edhe udhëtimet. Lajmi u bë me dije nga kryeministrja.
“Në të vërtetë, nuk është e tepruar të them se jam më e shqetësuar për situatën me të cilën përballemi tani sesa kam qenë në çdo kohë që nga marsi i vitit të kaluar. Rritja e shpejtë e rasteve nga pikëpamja njerëzore do të thotë që shumë më tepër njerëz sëmuren dhe vdesin. E gjithë kjo shpjegon pse duhet të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri”, tha Nicola Sturgeon, kryeministrja e Skocisë.
Në Irlandën e Veriut gjithashtu është e detyruar me ligj të qëndrosh në shtëpi dhe mësimi do të vijojë online, ndërsa Uellsi i cili tashmë është nën izolim pritet të qëndrojë në këtë situatë gjatë gjithë janarit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta