Gjermania ndërmerr masa të reja kufizuese deri më 31 janar
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur të marrë masa të reja kufizuese pasi numri i viktimave në vend ka shkuar më shumë se 35 mijë.
Kancelarja u takua me guvernatorët e 16 landeve për të vendosur kohëzgjatjen e masave të reja dhe nëse shkollat do të qëndrojnë të mbyllura.
Shumica e dyqaneve jo-ushqimore, baret, restorantet dhe do të qëndrojnë të mbyllura, tha Merkel.
“Duhet të reduktojmë edhe më shumë kontaktet sociale për të luftuar pandeminë”, shtoi kancelarja gjermane.
Së pari, Gjermani mori një sërë masash në 16 dhjetor, pas dështimit të mbylljes së pjesshme e cila nuk ia arriti që të reduktojë shifrat e reja të infektuarve.
Të martën, agjencia e kontrollit të sëmundjeve të Gjermanisë raportoi për 11.897 raste të reja në 24 orët e fundit.
Kjo e vendos Gjermaninë në vend të pestë në Europën Perëndimore, pas Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë dhe Spanjës.
Të martën vendi raportoi 944 të vdekur nga COVID-19, ndërsa numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë është 35.518.
Gjermania nisi fushatën e vaksinimeve më 26 dhjetor dhe deri më tani janë vaksinuar rreth 265 mijë qytetarë.
Lexoni gjithashtu
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta