Autoritetet britanike druajnë se mund të arratiset, Julian Assange mbetet në burg
Themeluesi i Wikileaks Julian Assange do të qëndrojë në paraburgim deri sa gjykata britanike të shqyrtojë një apel të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me ekstradimin e tij.
Vendimi u mor nga gjykatësja Vanessa Baraitser, e njëjta e cila këtë javë rrëzoi poshtë kërkesën për ekstradim nga Uashingtoni.
Assange do të qëndrojë kështu në paraburgimin e Belmarsh në Londër, atje ku ka qëndruar më shumë se një vit, ndërsa Baraitser e ka argumentuar vendimin se “ka arsye bindëse” se 49-vjeçari mund të largohet nga vendi.
Me refuzimin e kërkesës për lirim me kusht, Baraitser iu referua rastit të shkuar, kur në vitin 2012 Assange iu shmang një kërkese tjetër për ekstradim. Asokohe bëhej fjalë për akuza për dhunë seksuale në Suedi.
Themeluesi i Wikileaks iu shmang ekstradimit duke u ngujuar në ambasadën ekuadoriane kjo pas një kërkese për azil. Pikërisht në ambasadën e Ekuadorit, në Londër, Assange kaloi plot shtatë vite deri në prill 2019 kur marrëdhëniet politike me Kuiton u prishën dhe ai u arrestua nga autoritetet britanike.
Në vendimin e saj gjykatësja Baraitser hodhi dyshimet se Asssange mbetet me kontakte të forta ndër aktivistët dhe ekspertët e kibernetikës dhe se ai i mundësoi mbështetje të fortë edhe Eduard Snowden-it në rrjedhjen e dokumenteve sekrete nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) të Shteteve të Bashkuara.
Të hënën Baraitser rrëzoi një kërkesë fillestare të autoriteteve amerikane për ekstradimin e Assange, i cili akuzohet për dhjetëra akuza për spiunazh, pas publikimit në vitin 2010 të qindra e mijëra dokumentesh të klasifikuara të diplomacisë amerikane.
Në vendimin e refuzimit të ekstradimit gjykata britanike tha se 49-vjeçari kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, depresion, vështirësi të spektrit të autizmit dhe prirje për vetëvrasje.
Lexoni gjithashtu:
Gjykata britanike vendos kundër ekstradimit të Assange në SHBA
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta