Pas trazirave në SHBA, Kongresi amerikan vijon seancën për të konfirmuar fitoren e Biden
Kongresi amerikan vazhdoi seancën e jashtëzakonshme për të konfirmuar fitoren e Joe Biden si president të Amerikës.
“Ne nuk do të qëndrojmë jashtë Kongresit nga banditë, mafia apo nga kërcënimet. Ne nuk do t’i përulemi veprimeve të paligjshme”, tha udhëheqësi i mazhorancës së Senatit, Mitch McConnell.
“Ne jemi përsëri në karriget tona. Ne do ta kryejmë detyrën tonë sipas Kushtetutës për kombin tonë. Dhe do ta bëjmë atë sonte”, ai shtoi.
Seanca rutinë ishte caktuar të zgjaste disa orë pasi një grup republikanësh në Dhomë dhe Senat thanë se do të kundërshtonin fitoren e Biden në disa shtete.
Ata pretendojnë, së bashku me Presidentin Donald Trump, se në zgjedhjet presidenciale kishte parregullsi, pavarësisht se nuk kanë asnjë provë për t’i konfirmuar pretendimet e tyre.
Çdo herë që një anëtar i Dhomës apo Senatit kundërshton mbi një pikë të caktuar, shkakton një debat që zgjat rreth dy orë në të dy dhomat.
Dhoma dhe Senati, me shumicë dërrmuese, refuzuan kundërshtimin e fitores së Joe Biden në Arizona. Senati gjithashtu ka hedhur poshtë kundërshtimet ndaj fitores së Biden në Pensilvani.
Megjithatë në shtetet e Gjeorgjisë, Nevadas dhe Miçiganit nuk kishte kundërshtime nga senatorët, duke detyruar zv. presidentin Mike Pence të hidhte poshtë kundërshtimet e Republikanëve të Dhomës.
Senatori Loeffler tha se “dhuna dhe rrethimi i sallave të Kongresit” ishin një “sulm i drejtpërdrejtë” ndaj “shenjtërisë së procesit demokratik amerikan”.
Lexoni gjithashtu:
Mësymja e Kongresit, gazetarja e VOA: Uashingtoni ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit
Facebook dhe Twitter pezullojnë presidentin Trump nga platformat e tyre
Kaos dhe dhunë në Kongresin amerikan, 4 persona humbën jetën pas përplasjes me policinë
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta