Joe Biden konfirmohet president i SHBA

7 Janar 2021 | 08:41

Pas një seance të gjatë dhe trazirash në Kongres, Joe Biden është konfirmuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kamala Harris si zv. presidente.

Zv. presidenti Mike Pence njoftoi certifikimin e Biden, i cili mori një shumicë votash për të kryesuar Shtëpinë e Bardhë.

Menjëherë pas shpalljes së certifikimit, Presidenti Donald Trump ka postuar një deklaratë, nëpërmjet drejtuesit të rrjeteve sociale në Shtëpinë e Bardhë, Dan Scavino.

“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet e konfirmojnë këtë, në datën 20 janar do të ketë një tranzicion të rregullt. Unë gjithmonë kam thënë se do të vazhdojmë luftën tonë për të siguruar që të numëroheshin vetëm votat e ligjshme. Ndërsa ky vendim përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë përsëri Amerikën të jashtëzakonshme”, shkruhet në postimin e tij.

Twitter i bllokoi presidentit amerikan llogarinë për 12 orë për shkelje të politikave të platformës dhe për nxitje të protestave të dhunshme në SHBA.

Kongresi amerikan e vazhdoi seancën e jashtëzakonshme edhe pasi qindra mbështetës të Presidentit Donald Trump sulmuan Capitol Hill në Uashington në përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje.

“Ne nuk do të qëndrojmë jashtë Kongresit nga banditë, mafia apo nga kërcënimet. Ne nuk do t’i përulemi veprimeve të paligjshme”, tha udhëheqësi i mazhorancës së Senatit, Mitch McConnell.

“Ne jemi përsëri në karriget tona. Ne do ta kryejmë detyrën tonë sipas Kushtetutës për kombin tonë. Dhe do ta bëjmë atë sonte”, ai shtoi.

Presidenti Trump është akuzuar se ka nxitur protestuesit duke pretenduar vazhdimisht për manipulim zgjedhjesh.

 

Lexoni gjithashtu:

Mësymja e Kongresit, gazetarja e VOA: Uashingtoni ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit

Facebook dhe Twitter pezullojnë presidentin Trump nga platformat e tyre

Kaos dhe dhunë në Kongresin amerikan, 4 persona humbën jetën pas përplasjes me policinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026