Iraku lëshon urdhër-arresti për presidentin amerikan Donald Trump
Një urdhër arresti u lëshua të enjten për presidentin amerikan në largim Donald Trump lidhur me vrasjen e një gjenerali iranian dhe liderit të rëndësishëm ushtarak irakian vitin e shkuar.
Mandati u lëshua nga një gjykatës penal në Bagdad i ngarkuar me hetimin e sulmit me dron të drejtuar nga Uashingtoni që vrau gjeneralin Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis. Ata u vranë pranë aeroportit të kryeqytetit janarin e shkuar.
Al-Muhandis ishte zv.lideri i Forcave për Mobilizimin Popullor, një grupi të përbërë nga milicia, përfshirë grupe të mbështetura nga Irani, formuar për të luftuar Shtetin Islamik.
Soleimani drejtoi forcat e lidhura me Rojen Revolucionare të Iranit.
Urdhër-arresti lidhej me akuzën për vrasje me paramendim, që në legjislacionin vendas dënohet me vdekje. Urdhri ka shumë pak gjasa të ekzekutohet por është një gjest simbolik për presidencën në shuarje të Trump.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta