Spanja regjistron rekord të temperaturës -35.8 gradë celsius

7 Janar 2021 | 15:36

Spanja regjistroi të enjten temperaturat më të ulëta në histori teksa termometri shënoi -35.8 gradë celsius.

Regjistrimi u bë në stacionin meteorologjik të Vega de Liordes në rajonin e Leon, rreth 210 kilometra në perëndim të Bilbaos. Stacioni është i vendosur në një zonë malore në lartësinë e 1,874 metrave.

Aktualisht kjo temperaturë nuk është konfirmuar nga Agjencia shtetërore e Meteorologjisë (AEMET), nëse konfirmohet ajo do të thyejë rekordin prej -34.1 gradë celsius regjistruar një ditë më parë në malet Pirenej në lindje të Spanjës.

Gadishulli Iberik aktualisht është përfshirë nga stuhia Filomena e cila ka sjellë reshje të dendura dëbore edhe në lartësi 200 metra mbi nivelin e detit edhe në brendësi të gadishullit. Autoritetet presin që në ditët e ardhshme reshje dëbore të ketë edhe në Madrid apo dhe në veriperëndim të Spanjës.

Temperaturat më të ulëta të regjistruara ndonjëherë në rajonin e Leon nuk janë më të ulëtat të regjistruara në Evropë. Në këtë drejtim rajoni i Ust-Shchuger në anën evropiane të Rusisë pati regjistruar më 31 dhjetor 1978 temperaturën prej -58.1 gradë celsius.

Franca dhe Zvicra kanë regjistruar gjithashtu temperatura më të ulëta në të shkuarën me rekorde respektivisht -36.7 dhe -41.8 gradë celsius.

Në Britani të Madhe temperatura më e ulët është shënuar në Skoci -27.2 gradë celcius, ndërkohë që në gjithë hemisferën veriore të globit temperatura rekord më e ulët është ajo e regjistruar më 22 dhjetor 1991 në Groenlandë -69.3 gradë celsius – rreth 20 gradë më e ngrohtë se rekordi botëror i regjistruar në korrik 1983 në Vostok të Antarktidës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026