Porti i Vlorës me koncesion për 35 vjet, hapet tenderi me vlerë 23 mln euro
Qeveria do të japë me koncesion edhe portin turistik të Vlorës. Tenderi është shpallur këtë javë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi kjo e fundit ka marrë një ofertë të pakërkuar nga një kompani, emri i së cilës nuk shfaqet në dokumentet e prokurimit.
Sipas procedurës për portin në fjalë është hapur garë deri në 26 shkurt, ku ftohen edhe operatorë të tjerë të shfaqin interesin, ndërsa vlera e këtij investimi sipas Ministrisë së Infrastrukturës nuk duhet të përllogaritet nga ofertuesit me e vogël se 23 milionë euro.
Koncesioni do të ketë jetëgjatësi 35 vite, dhe do të bëhet me financim 100% nga privati ndërsa, sipas dokumenteve, Marina Vlorë parashikohet të ndërtohet në portin aktual të këtij qyteti, dhe është pjesë e Master Planit të Lungomares në qytetin bregdetar.
Kriteret e menaxhimit përcaktojnë së ‘Marina Vlorë’ duhet të sigurojë një vendankorim të mbrojtur, të sigurt, funksional gjatë gjithë vitit për flotat moderne të jahteve dhe duhet të akomodojë minimalisht 400 anije.
Tenderi në fjalë rikthen edhe njëherë propozimet pakërkuara, të cilat janë kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe janë hequr për një sërë sektorësh, ndërsa për portet dhe aeroportet qeveria u angazhua 2 vjet më parë të mbeten, por të heqë bonusin që favorizon ofertuesit.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta