Braktisja e Donald Trump, të zgjedhurit e presidentit largohen pas trazirave në Capitol Hill
Bastisja e zyrave të Kongresit amerikan ka shkaktuar një tërmet në radhët e administratës në ikje të shteteve të bashkuara. Shumë të zgjedhur nga vetë presidenti Donald Trump janë distancuar prej tij dhe kanë braktisur postet e tyre.
Lëvizja e parë erdhi nga ish-shefi i stafit të presidentit Trump, Mick Mulvaney, i cili njoftoi dorëheqjen nga posti i të dërguarit të posaçëm në Irlandën e Veriut.
“Telefonova sekretarin e Shtetit mbrëmjen e kaluar për ta njoftuar se tërhiqem nga posti. Nuk mund të qëndroj më në detyrë”, deklaroi Mulvaney.
Ai u shpreh se nuk do të çuditej nëse shumë zyrtarë të tjerë do të ndiqnin shembullin e tij pas atyre episodeve që u verifikuan në Capitol Hill.
Edhe Mattheë Pottinger, zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare, dha gjithashtu dorëheqjen. Lajmin e bënë të ditur zyrtarë të stafit të Trump për mediat amerikane.
Largime kanë ardhur edhe nga zyrtarë të dorës së dytë. Kështu, Stephanie Grisham, ndihmësja kryesore e zonjës së parë Melania Trump dhe ish-sekretare për shtypin në Shtëpinë e Bardhë dha gjithashtu dorëheqjen pas kaosit të regjistruar në Capitol Hill.
Zëvendës sekretarja për shtypin, Sarah Mattheës ishte gjithashtu mes atyre që dhanë dorëheqjen. Matthews tha se për të kishte qenë një nder që kishte shërbyer pranë administratës Trump, por theksoi se ngjarjen e së mërkurës e kishin shqetësuar shumë.
Të tjerë zyrtarë që po shqyrtojnë dorëheqjen janë edhe këshilltari për sigurinë kombëtare Robert O’Brien dhe zëvendës shefi i stafit, Chris Liddell.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet