COVID-19 në Evropë, vijon izolimi në Francë, situatë shqetësuese në Britani

8 Janar 2021 | 06:17

Qytetarët francezë duhet ende të presin për t’iu rikthyer normalitetit. Pavarësisht mbërritjes së vaksinave, qeveria franceze beson se masat kufizuese duhet ende të jenë në fuqi, sikundër mbyllja e bareve, restoranteve, muzeve, dhe të gjitha subjektet e mbyllura do të vijojnë të qëndrojnë të tilla edhe në javët në vijim.

“Vala e dytë është ende këtu. Ne jemi larg objektivit të 5.000 rasteve në ditë, i cili korrespondon me pragun e kontrollit të epidemisë. Presioni mbi sistemin tonë të kujdesit shëndetësor mbetet i lartë dhe ne ende nuk jemi jashtë rrezikut. Ne duhet të kemi në një trend në rënie”, tha kryeministri francez, Jean Castex

Për më shumë edhe kufiri me Mbretërinë e Bashkuar do të mbetet jashtëzakonisht i kufizuar dhe për ta kaluar do të nevojitet një test negativ COVID.

“Ne vendosëm më 20 dhjetor të vitit të kaluar për të mbyllur kufijtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo masë do të zgjatet deri në një njoftim tjetër, lejohen vetëm kategori të caktuara, shumë specifike të njerëzve”, shtoi ai.

Në anën tjetër edhe në Britani situata vijon të mbetet shqetësuese. Gjatë ditës së enjte u regjistrua numri më i lartë i viktimave që nga muaji prill. Kryeministri Boris Johnson përpiqet të jetë optimist, duke u ndalur tek procesi vaksinimit.

“Le të jemi të qartë, kjo është një sfidë kombëtare në një nivel që nuk kemi parë kurrë më parë. Dhe sigurisht, do të ketë vështirësi. Takimet do të ndryshohen. Por siç do të shpjegojë së shpejti Brigadier Prosser, ushtria po bashkëpunon me shërbimin shëndetësor dhe me  këshillat lokale për të ngritur rrjetin tonë të vaksinave. Ushtria po përdor teknikat e përgatitjes së betejave për të na ndihmuar të mbajmë ritmin e larte te vaksinimit”, tha kryeministri britanik.

Në Evropë numri  i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në shifrën 25 milionë të prekur, teksa shumë shtetet po shtrëngojnë masat kufizuese. Kështu, Portugalia ka vendosur të zgjasë gjendjen e emergjencës edhe me një jave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026