COVAX në fund të janarit nis shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19

8 Janar 2021 | 07:10

Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të nisë shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit gjatë këtij muaji, tha drejtoresha e OBSH-së për imunizim, Kate O’Brien.

Programi COVAX ka për qëllim që të furnizojë me vaksina kundër sëmundjes COVID-19, vendet me të ardhura të ulëta.

“Aktualisht kemi mbi dy milionë doza të vaksinës. Ne do të nisim shpërndarjen e këtyre vaksinave me gjasë në fund të janarit  dhe fillim të shkurtit”, tha O’Brien.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, janë pjesë e COVAX-it dhe presin që të marrin vaksina kundër koronavirusit.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se nga ky program i OBSH-së pritet të marrin falas doza të vaksinës për 20 për qind të popullatës, apo 720 mijë doza.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka thënë se kanë siguruar edhe 535 mijë doza të vaksinës të prodhuara nga kompania, Pfizer si dhe 600 mijë doza të tjera nga Austria.

Vaksinat e para në Kosovë është thënë se do të arrijnë në muajin shkurt dhe sipas një strategjie të prezantuar nga qeveria, Kosova  thekson që të vaksinojë kundër koronavirusit, rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës.

Lexoni gjithashtu:

COVID-19 në Evropë, vijon izolimi në Francë, situatë shqetësuese në Britani

A do ta zhdukë vaksina coronavirusin?

Portugalia dhe Irlanda ashpërsojnë masat, BE miraton vaksinën e dytë për përdorim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026