Britania aprovon vaksinën e tretë, qeveria porosit edhe 10 milionë doza

8 Janar 2021 | 16:13

Mbretëria e Bashkuar ka miratuar vaksinën anticovid të kompanisë amerikane Moderna për përdorim emergjent. Qeveria britanike ka rënë dakord për të blerë rreth 10 milionë doza shtesë të vaksinës, të cilat mendohet se do të zgjasin deri në pranverë.

Moderna bëhet vaksina e tretë e miratuar në Britani, pas atyre nga kompanitë partnere Pfizer/BionTech dhe Oxford/Astrazeneca. Ndërkohë edhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian e kanë aprovuar injeksionin e prodhuar nga kompania me bazë në Masaçusets.

Ndërkohë autoritetet në Britaninë e Madhe e kanë bërë të detyrueshëm testimin për COVID-19 për udhëtimet në Mbretërinë e Bashkuar:

  • Të gjithë të pasagjerët ndërkombëtarë, përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për COVID-19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes për në Mbretërinë e Bashkuar;
  • Pasagjerët do t’i nënshtrohen një gjobe të menjëhershme prej 500 £ nëse nuk i përmbahen rregullave të reja mbi testimin përpara nisjes;
  • Të gjithë pasagjerëve që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e Korridorit të Udhëtimeve të Qeverisë Britanike do t’u kërkohet të vetë-izolohen për dhjetë ditë, pavarësisht nga rezultati i testit;
  • Pasagjerëve do t’u kërkohet gjithashtu të plotësojnë Formularin e Vendndodhjes dhe t’u nënshtrohen kufizimeve kombëtare të lëvizjes në territorin britanik.

Pasagjerëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga të gjitha destinacionet ndërkombëtare do t’u kërkohet të paraqesin një test me rezultat negativ për COVID-19 përpara se të nisen për në Angli.

Sipas njoftimit të Ministrit të Transportit, Grant Shapps, nga data 11 janar 2021, udhëtarët që mbërrijnë në Britani me anije, avion ose tren do të duhet të paraqesin testin për Covid19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes, me synimin për të përforcuar mbrojtjen nga variantet e reja të koronavirusit si ato që janë shfaqur në Danimarkë dhe në Afrikën e Jugut.

Vendimi i marrë sot nga Autoritetet Britanike vjen në përgjigje të ndryshimeve që shihen në transmetimin e virusit si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në të gjithë globin.

Testimi përpara nisjes do të garantojë siguri më të lartë për rastet e importuara të COVID19, së bashku me detyrimin e vetë-izolimit 10 ditor pas mbërritjes.

Pasagjerët që nisen nga vendet që nuk janë në listën e Korridorit të Udhëtimeve të Qeverisë Britanike, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për dhjetë ditë pavarësisht nga rezultati i testit, për të siguruar mbrojtje të mëtejshme nga qytetarët që udhëtojnë nga vende me rrezik të lartë.

Përpos testit, udhëtarët do të duhet të paraqesin edhe Formularin e Vendndodhjes së Pasagjerëve. Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar do të kryejnë kontrolle pas mbërritjes në Britani për të siguruar respektimin e rregullave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026