‘I papërshtatshëm për detyrën’, Biden për Trump: Për një ‘impeachment’ të vendosë Kongresi

9 Janar 2021 | 09:56

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka deklaruar se prej kohësh mendonte se presidenti Trump nuk ishte i përshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë.

“Kam thuajse një vit që e them, ai nuk është i përshtatshëm për atë detyrë. Ai është një nga presidentët më të papërgjegjshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Dhe çështja nuk është mendimi im që ai të mos largohet nga zyra menjëherë. Çështja është çfarë do të ndodhë kur kanë mbetur këto pak ditë”, u shpreh Joe Biden, president i zgjedhur i SHBA.

Biden u tha gazetarëve se aktualisht është i fokusuar në frenimin e pandemisë së COVID-19, duke dhënë garancinë e tij për një vaksinim të shpejtë dhe nxitje të ekonomisë.

Ai shtoi se i takon Kongresit të vendosë për një inkriminim të dytë ndaj Trump pas mësymjes që mbështetësit e tij i bënë Kongresit ditën e mërkurë.

“Aktualisht jam i fokusuar tek virusi, vaksina dhe rritja ekonomike. Se çfarë do të bëjë Kongresi, kjo i takon atij të vendosë”, tha Biden.

Biden bëri thirrje për një hetim të ngjarjeve, ndërsa tha se zëvendës presidenti Mike Pence ishte i mirëpritur të ndiqte ceremoninë e përurimit të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026