Dëbora pushton Spanjën, katër viktima, mijëra të bllokuar
Moti i keq me stuhi dëbore ka përfshirë shumë rajone spanjolle duke shkaktuar të paktën katër viktima ndërsa me mijëra banorë gjenden të izoluar. Reshje të tilla dëbore nuk ishin regjistruar në Madrid, e jo vetëm, prej të paktën 50 vitesh.
Më shumë se 1,500 persona u shpëtuan pasi kishin mbetur të bllokuar në makinat e tyre. Agjencia kombëtare e motit njoftoi se që nga ora 7 e mëngjesit, reshjet e borës në Madrid arritën një nivel të paparë në gjysmë shekulli, Më shumë se 50 centimetra . Dëbora e rënë ka shkaktuar kaos në rrugët e Madrid e jo vetëm, shume prej tyre janë të pakalueshme.
Banorët shprehen se nuk kanë parë kurrë një dëborë të tillë dhe e kanë të vështirë të lëvizin.
Madridi dhe katër rajone të tjera në qendër të Spanjës do të mbeten në alarm ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi pasi reshjet e dëborës do të vijojnë.
Në disa zona për shkak të stuhisë “Filomena” ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet bëjnë me dije se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën për dy ditët në vijim.
Ndeshja e futbollit Atletico Madrid dhe Athletic Club Bilbao u shty për një moment të dytë pasi avioni që transportonte lojtarët e Bilbaos nuk mund të ulej në aeroport për shkak të motit të keq.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta