Ceremonia e 20 janarit, zv.presidenti Pence i pranishëm në betimin e Biden

10 Janar 2021 | 15:34

Zv.presidenti i SHBA, Mike Pence pritet të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, gjatë ceremonisë së 20 janarit kur demokrati dhe zv.presidentja Kamala Harris do të marrin drejtimin e Shtëpisë së Bardhë për një mandat 4-vjeçar. Konfirmimi për mediat e kanë bërë zyrtarë të lartë të afërt të zv.presidentit.

Pak ditë më parë  Presidenti Donald Trump tha se nuk do të merrte pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij. Protestuesit që mbështesnin Donald Trump mësynë  Kapitolin e SHBA, duke shkaktuar trazira, ndërsa Zëvendës Presidenti Mike Pence hodhi poshtë kërkesën e presidentit për të përmbysur  rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit ku Joe Biden rezultoi fitues.

Pence, i cili gjatë katër viteve të presidencës së trazuar të Trump ka qenë ndër mbështetësit kryesor të tij , kryesoi hapjen e sesionit të përbashkët të Kongresit për të vërtetuar zyrtarisht fitoren e Biden .

Mike Pence përmes fjalimit të tij ku u shpreh se dhuna kurrë nuk fitoi arriti të sigurojë mbështetjen e republikanëve por edhe simpatinë e presidentit Joe Biden i cili u shpreh se do të jetë i mirëpritur në ceremoni. Madje përflitet se pas katër viteve Mike Pence do të jetë kandidatura e republikanëve për president të SHBA-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026