Federata Amerikane e Golfit prish marrëveshjen me kompleksin sportiv të Trump

11 Janar 2021 | 09:58

Nxitja e mbështetësve të tij për të mësyrë Kongresin Amerikan një javë më parë duket se po i nxjerr telashe Presidentit Amerikan Donald Trump edhe përtej politikës.

Federata Amerikane e Golfit (US PGA) ka vendosur të prishë marrëveshjen e nënshkruar më parë me Trump për të organizuar kampionatin kombëtar të golfit 2022 në një nga pronat e zotëruara prej tij.

US PGA njoftoi se eventi i vitit 2022 nuk do të zhvillohet në Trump National në Bedminster, rreth 65 kilometra në veri të New Jersey, duke e konsideruar organizimi ne eventit sportiv atje si “të rrezikshëm për imazhin e federatës”.

Kompleksi sportiv prej 520 hektarësh në New Jersey është një nga 17 të tillët të zotëruar nga Trump, i cili njihet për pasionin e tij për golfin. Ky kompleks pritej që në muajin maj të priste eventin kombëtar të golfit në SHBA.

US PGA po shqyrton tashmë për impiante të tjera sportive ku mund ta zhvillojë eventin. Federata ka rreth 29 mijë anëtarë dhe marrëveshjen me Trump-in e kishte nënshkruar në vitin 2014.

Përfaqësues të Presidentit Trump u shprehën të zhgënjyer nga ky qëndrim. Ata thanë se bashkëpunimi i deritanishëm me federatën ka qenë “i shkëlqyer”.

Vendimi në fjalë vjen pak ditë pasi demokratët kanë nisur diskutimet për të larguar nga zyra Presidentin në detyrë Donald Trump kjo pas mësymjes së rezidencës federale të Capitol Hill ku humbën jetën katër persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026