Shkeli masat anti-Covid, LDK-ja gjobitet me 2000 euro
Kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit një tubim që ka mbajtur në një lagje të Prishtinës, i ka kushtuar LDK-së 2000 euro, pasi autoritetet pohojnë se në këtë takim janë shkelur masat anti-Covid.
Drejtori i Inspektimit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, tha se askush nuk është mbi ligjin dhe se është e domosdoshme zbatimi i masave.
“Askush mbi ligjin! Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1”, tha ai.
Ai ka ftuar subjektet politike, që t’i respektojnë vendimet, të cilat vetë i kanë votuar.
“Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet, që vetë i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, vijoi ai.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta